Telenews

Enver Hasani: Padia për gjenocid e gjykuar të dështoj, do t’i bënim shërbim të madh Serbisë

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, është kategorik kundër ngritjes së padisë ndaj Serbisë për gjenocid. Hasani në një intervistë në KTV ka thënë e nëse do të ndërmerret një veprim i tillë do të ishte shërbimi më i madh që do t’i bëhej Serbisë.

Ai thotë se një veprim i tillë do të zhvlerësonte vendimin e GJND-së për pavarësi dhe ka thënë në terma sportive se do të barazonim 1:1 me Serbinë, meqë sipas Hasanit ajo padi është e gjykuar të dështojë.

“Në qoftë se vërtet ngrihet padi kundër Serbisë është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet shtetit serb, sepse një hap i tillë do ta zhvlerësonte vendimin e GJND-së për pavarësi dhe ne efektivisht do të bëheshim një me një, nëse merremi me terma sportivë, për shkak se është e sigurt që ajo padi është gjykuar që të dështojë”, ka deklaruar Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2009 deri më 2015.

Të ngajshme

Këta janë deputetët që qytetarët nuk ua besuan edhe një mandat në Kuvend

Blearta

Rrëzohet aeroplani transportues ushtarak indian

Blearta

Nis projekti në Shëngjin, e lidh Ranën e Hedhun me Velipojën

Blearta