Telenews

Lajçak sot vjen në Kosovë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka konfirmuar se emisari special për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të jetë sot për vizitë në Kosovë.

“Po, emisari special i BE-së Lajçak do ta vizitojë Kosovën”, tha Stano.

Ndërsa, për sa i përket raportimeve se e para e shtetit, Vjosa Osmani, e ka refuzuar një takim me Lajçakun gjatë Forumit GLOBSEC në Pragë, Stano tha se për këtë duhet pyetur presidenca.

“Për takimet e presidentes Osmani, yiu duhet ta pyesni zyrën e saj rreth asaj se kë e takon, kë nuk e takon dhe pse”, tha Stano.

Stano nuk bëri të ditur se me kë pritet të takohet sot emisari Lajçak, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Të ngajshme

Arrestohet në Tiranë i kërkuari për vrasje të trefishtë, përdorte identitet të falsifikuar nga Kosova

Valjeta Turkaj

57 aksidente dhe mbi 2300 gjoba trafiku brenda 24-orëve të fundit, në Kosovë

Valjeta Turkaj

Mbyllet aksi Ferizaj–Gjilan në Sojevë, shkak grumbullimi i ujit

Valjeta Turkaj