Telenews

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro

Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro.

Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Kosovës dhe Qipros luhet më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nis nga ora 20:45. Biletat në veri dhe jug kushtojnë nga pesë euro, lindje dhjetë euro, perëndim 20 euro, derisa biletat VIP do të kushtojnë 80 euro.

FFK njofton se një person mund të blejë deri në katër bileta. Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës “online”. Para ndeshjes kundër Qipros, Kosova më 12 tetor luan kundër Lituanisë në udhëtim.

Të ngajshme

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Rrezarta Ramaj

Dua Lipa reklamon produktin e saj të ri në New York

Rrezarta Ramaj

Osmani në 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë: Asnjë mur nuk mund ta mposhtë vullnetin e një populli

Rrezarta Ramaj