Telenews

DREJTORI I AKK-SË: AFRO 100 ZYRTARË NUK E KANË DEKLARUAR PASURINË

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka deklaruar se afër 100 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin e caktuar kohor.
Andaj, ata të cilët nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë së tyre do të ballafaqohen me Prokurorinë.
Këto deklarata, Buleshkaj i ka bërë në emisionin “News Talk” me Dafina Lata në Klan Kosova FM, por që nuk dha emra të zyrtarëve që nuk e kanë kryer këtë obligim, me arsyetimin se është veprim joetik.
Buleshkaj ka folur edhe për emërimin e tij në krye të AKK-së, duke hedhur poshtë deklaratat se për këtë pozitë ka ndikuar partia në pushtet, “Vetëvendosje”.

Të ngajshme

Horoskopi për sot

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 30 korrik

Rrezarta Ramaj

Lansohet “Rrah Rrah 2”, projekti më i ri nga Fero

Blearta