Telenews

AKSIDENT NË LLUZHAN MES AUTOBUSIT DHE VETURËS, KAQ TË LËNDUAR

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 13.00 në fshatin Lluzhan.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ndërsa shtoi se aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture.
”Rreth orës 13:00, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Lluzhan.
Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit deri më tani trajtim mjekësor kanë kërkuar gjashtë persona të lënduar.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”.

Të ngajshme

Katër motoristë nga Suhareka raportohen të humbur në Shtërpcë, nis operacioni për gjetjen e tyre

Erzana Fazliu

Arrestohet polici në Gjilan për dhunë në familje, suspendohet nga Policia e Kosovës

Erzana Fazliu

Shkëputje masive e dheut në një hidrocentral në ndërtim në Gramsh, zë poshtë dy punonjës

Erzana Fazliu