Telenews

Fëmija humb jetën në Treboviq të Pejës, dyshohet se u zu nga dyert e oborrit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se atje një fëmijë e ka humbur jetën.

Dyshohet se atë e zunë dyert e oborrit.

Rasti u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga Policia, përmes zëdhënësit rajonal të Pejës Driton Rugova.

“Më datën 29.09.2026, rreth orës 09:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit rajonal në Pejë se është pranuar një fëmijë pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq-Pejë, si dhe në Spitalin rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, tha Rugova për Klankosova.tv.

Të ngajshme

Rikthehet deklarata e bujshme kur ylli i Izraelit e krahasonte fushën në “Fadil Vokrri” me “stallë derrash”

Yllka Gashi

Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Yllka Gashi

“Giza” i VV-së kritikon buxhetin e Prishtinës: S’ka asnjë projekt të madh, është dështim

Yllka Gashi