Telenews

Ku u sulmua autobusi me mërgimtarë nga Kosova? Këto janë detajet

Autobusi i kompanisë “Fadili Tours” që po udhëtonte për në Gjermani u sulmua mbrëmë në Serbi. Lajmi mbrëmë u konfirmua nga kompania, të cilët thanë se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Autobusi kishte pasur vetëm një orë vonesë. Të njëjtit kanë vazhduar rrugën e tyre dhe kanë mbërritur në Kroaci tashmë.

Derisa, siç pohojnë ata, sulmi ka ndodhur në afërsi të Beogradit.

“Është godit me guri në xham, rasti ka ndodhur në afërsi të Beogradit. Guri nuk ka arritur të depërtojë brenda. Por shoferët dhe pasagjerët janë të gjithë mirë. Një orë ka pasur vonesë derisa gjithçka është kontrolluar nga policia serbe” – thanë nga “Fadili Tours”.

Të ngajshme

Putin: Bisedimet duhet të garantojnë sigurinë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rrezarta Ramaj

KEK-u njofton për ndaljen e njësisë B2 sonte pas mesnate

Rrezarta Ramaj

Tensionet në seancën e djeshme, përjashtohen për 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së

Rrezarta Ramaj