Telenews

Bedri Hamza me fjalë të mëdha në tubimin përmbyllës

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin përmbyllës në Prishtinë.

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se fushata e tij ishte e orientuar kah e ardhmja, me bindjen e thellë se Kosova mundet ma mirë.

“Dhe unë Bedri Hamza, kryeministër i ardhshëm i juaji, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve, po ju jap fjalën sonte, sepse ju e dini që unë e mbaj fjalën: Kosova mundet ma mirë dhe Kosova do të jetë ma mirë nga 10 shkurti e tutje. Jo ma mirë, po shumë ma mirë!”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se fushata e tij dhe qeverisja e tij i dedikohen të gjithë njerëzve të Kosovës.

“I dedikohet grave dhe burrave bujarë, punëtorë. I dedikohet qytetarëve që duan bashkëpunim e shpresë dhe jo përçarje e frikësim. Ju e meritoni, ju keni kërkuar me ngulm që të jemi bashkë, që të mendojmë kah e ardhmja dhe ajo e ardhme është e të gjithë qytetarëve, pa dallim moshe, pa dallim vendlindjeje, pa dallime mes nesh”, ka thënë Hamza.

Të ngajshme

Putin: Bisedimet duhet të garantojnë sigurinë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rrezarta Ramaj

KEK-u njofton për ndaljen e njësisë B2 sonte pas mesnate

Rrezarta Ramaj

Tensionet në seancën e djeshme, përjashtohen për 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së

Rrezarta Ramaj