Telenews

Borrell nga Shqipëria: Është koha që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ai u shpreh i lumtur që është për vizitë në Shqipëri.
“Unë e di që sot Shqipëria e ka treguar qartë se është një nga partnerët më të besueshëm të Bashkimit Evropian. Është një kontribur shumë i rëndësishëm. Ne po jetojmë në momente kur të qenit bashkë është shumë e rëndësishme. Ka ardhur koha që të ringjallërohet procesi i zgjerimit dhe të integrohet Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.
Sipas tij, është e tmerrshme se si Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën dhe qytetarët e saj dhe se e dijnë që ky është një moment kritik për BE-në.
Lidhur me këtë, Borrell thotë se masat që po marrin do të kenë ndikim në tregtinë ruse por edhe në sfera tjera, teksa këtë agresion e ka quajtur si “shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare”.
“Është e tmerrshme dhe të gjithë e shikojmë se si Rusia vazhdon ta sulmojë Ukrainën dhe qytetarët e saj. Ky është një sulm kundër Ukrainës, civilëve të saj. Forcat e armatosura ruse po shkaktojnë vdekje të mëdha. Por ne kemi parë edhe qëndresën e madhe të popullit të Ukrainës. Ka qenë agresion brutal nga Rusia dhe në përgjigje të këtij agresioni ne kemi miratuar sot një paketë të katërt të fortë kufizuese. Kjo për të rritur presionin ekonomik ndaj Kremlinit”, shtoi ai.

 

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani