Telenews

Dëshmitari Idrizi në Speciale akuzon komandantin e UÇK-së: “M’i ka çarë buzët”

Agim Idrizi, dëshmitari në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, ka thënë se është keqtrajtuar nga Ejup Runjeva, veterani i UÇK-së, i njohur si “Komandant Era”.

Në dëshminë e tij në Hagë të martën, Idrizi ka thënë se është mbajtur në ndalim nga disa ish-pjesëtarë të UÇK-së, disa prej të cilëve ka pretenduar se kanë pasur inate dhe probleme personale e pronësore me të.

Ai ka thënë se tetë veta ia kishin bastisur shtëpinë.

“Tetë veta kanë hy brenda. M’i kanë thyer xhamat, derën. Një tërfurk të hekurit ma kanë gjetur. Thanë pse e ke fut tërfurkun brenda. Armë nuk kanë arrit me gjetë”, ka rrëfyer Idrizi.

Ai e ka përmendur Ejup Runjevën, të njohur si “Komandant Era”. Ka thënë se ai e ka rrahur.

“Pastaj aty në Vrishec na ka ruajtur Xhabir Elezi. Këta kanë shku janë përfgatit dhe kanë ardhë na kanë marrë na kanë çu në Varosh. Kur kemi shkuar në Varosh na kanë rreh, krejt buzët m’i ka çarë Komandant Era.. masakët na kanë bërë”, ka thënë ai.

“Unë e kam njohur kush ka qenë Komandant Era. Veç e thirrshin ‘Era, Era, Era, Era’”, ka rrëfyer Idrizi.

Ejup Runjeva ishte pjesëtar i Brigadës 162 “Agim Bajrami” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas luftës në Kosovë, ai bashkë me Enver Axhamin dhe Rrustem Demën u shpallën fajtorë për krime lufte kundër popullatës civile.

Runjeva ishte dënuar me gjashtë vjet burgim për pjesëmarrje në rrëmbimin dhe ndalimin e paligjshëm të civilëve shqiptarë të Kosovës të cilët mbaheshin në qendrat e ngritura dhe kontrolluara nga UÇK-ja.

Dema dhe Axhami ishin dënuar me nga pesë vjet burg.

Ejup Runjeva, “Komandant Era”, ka ndërruar jetë në vitin 2013. /Paparaci.com

Të ngajshme

Putin: Bisedimet duhet të garantojnë sigurinë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rrezarta Ramaj

KEK-u njofton për ndaljen e njësisë B2 sonte pas mesnate

Rrezarta Ramaj

Tensionet në seancën e djeshme, përjashtohen për 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së

Rrezarta Ramaj