Telenews

Ish-kryeministri reagon i zhgënjyer me Kurtin pas deklaratës së ndihmëssekretarit amerikan

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar për deklarimet e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien. Ai thotë se deklarimet duhet të merren me shumë shqetësim.

Sipas Hotit, “marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë ekzistenciale”, kështu duke dhënë një mesazh për kryeministrin Albin Kurti. “Kush nuk e kupton këtë nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve”, thotë Hoti.

“Bartësit e institucioneve të vendit e kanë për obligim të mirëmbajnë këto marrëdhënie të pacenueshme. Keq. Në prag të përvjetorit të pavarësisë, do të duhej të merrnim mesazhe urimi”, shkruan Hoti.

O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Tutje, ai tha se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha ai.

“Kjo është çështje partneriteti dhe aftësie në qeverisje. Të gjitha problemet që janë hasur që kur u shpall ky vendim, u identifikuan që në 5-10 minutat e para, pasi mësuam për të. Megjithatë qeveria vazhdoi me zbatimin e tij pa paralajmërim dhe ka lënë një numër qytetarësh të vet të hutuar se si të paguajnë për bukën, qeranë dhe energjinë elektrike, të cilën disa prej tyre sapo kanë filluar ta paguajnë. Kjo nuk është formë e qeverisjes efektive. Jemi shumë të shqetësuar, pasi kjo tregon paaftësinë e qeverisë për t’i shërbyer qytetarëve të saj, por edhe për partneritetin. Të jesh pjesë e Evropës sot nënkupton t’i zgjidhësh çështjet përmes dialogut me planifikimin efektiv dhe paralajmërim. Ky vendim është shpallur me nxitim, pa paralajmërim dhe pa një përpjekje për të shfrytëzuar mekanizmat ekzistues për të gjetur përgjigje për gjithë problemet që mund të lindnin”, theksoi O’Brien.

Të ngajshme

Putin: Bisedimet duhet të garantojnë sigurinë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rrezarta Ramaj

KEK-u njofton për ndaljen e njësisë B2 sonte pas mesnate

Rrezarta Ramaj

Tensionet në seancën e djeshme, përjashtohen për 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së

Rrezarta Ramaj