Telenews

KOK DO TI MBULOJË SHPENZIMET E OPERIMIT PËR KAMPIONEN OLIMPIKE, NORA GJAKOVA

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e 12-të të tij, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës.
Në këtë takim KOK-u mori vendi që të mbulojë shpenzimet e operimit të kampiones olimpike, Nora Gjakova. Gjatë këtij takimi u vendos që edhe xhudistja Flaka Loxha të dërgohet për rekomandim për shpërblim në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, pas suksesit në Kampionatin Evropian U-23.
Më poshtë gjeni njoftimin  e KOK-ut:
Pikat e shqyrtuara:
–       Me ftesë të Bordit Ekzekutiv, i pranishëm në lidhje me pikën për vendimin e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS) ndaj Federatës së Notit të Kosovës (FNK), ishte kryetari i FNK-së, Astrit Haliti, i cili diskutoi me Bordin për moszbatimin e deritashëm të vendimit të KAS-it. Bordi vendosi që t’i drejtohet me një letër FNK-së, për të kërkuar zbatimin sa më parë të këtij vendimi.
–       U diskutua për mundësitë e ndryshme të udhëtimit të ekipit tonë për në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, të cilat prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022 mbahen në Oran të Algjerisë.
–       Bordi u njoftua për fillimin e procedurave për hartimin e planit strategjik të KOK-ut për periudhën 2022 – 2025.
–       U vendos që komisionet përkatëse të nisin përgatitjet për Ditën dhe Javën Olimpike 2022, si dhe Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Ambientit 2022.
–       U vendos që kampionja olimpike, xhudistja Nora Gjakova, të mbështetet me 3000 Euro për mbulimin e shpenzimeve të operimit.
–        U vendos që xhudistja Flaka Loxha të dërgohet për rekomandim për shpërblim në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, pas suksesit në Kampionatin Evropian U-23.

Të ngajshme

Rashica flet pas momentit historik me Galatasarayn

Furtuna Zejnullahu

Galatasaray shpallet kampion në Turqi, Rashica lë gjurmë në fitoren ndaj Ankaragucu

Furtuna Zejnullahu

Ferizaj përfundon në procedurë disiplinore të FFK-së për ndeshjen kundër Dukagjinit

Furtuna Zejnullahu