Telenews

Kryeministri Kurti jep lajmin e madh: Kaq para janë mbledhur në Fondin e Sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë shifra të sakta se sa para janë mbledhur deri tani për Fondin e Sigurisë, por la të kuptohet se janë diku dhjetëra miliona të holla nga dhjetëra mijëra donatorë.
“Deri më tani në Fondin e Sigurisë janë grumbulluar para me numër shtatëshifrorë e donatorë të cilët kanë dhënë para janë në numër katërshifrorë”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë. Përmes këtij fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuojë.

Të ngajshme

Rama: Lojërat Mesdhetare, mundësi që vjen vetëm një herë në jetë

Valjeta Turkaj

“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin – në Shqipëri 39%

Valjeta Turkaj

Rama: Kurti i shfrytëzon qytetarët për me mbajt pushtetin, e jo pushtetin për t’i ndihmuar qytetarët

Valjeta Turkaj