Telenews

Kurti e pret këshilltaren e tij që u ngjit përsëri në krye të Komunës së Preshevës

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Kryetaren e re të Komunës së Preshevës, Ardita Sinanin. Sinani është emëruar këshilltare e Kurtit në shtator të vitit 2022, derisa nuk dihet nëse e ushtron ende këtë pozitë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim.

“Në këtë takim, ai e uroi për formimin e koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Ragmi Mustafa dhe për detyrën e re si kryetare e komunës. Kryeministri Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim”, thuhet në njoftim.

Sinani u zgjodh Kryetare e Komunës së Preshevës me 24 vota në asamblenë komunale, të mbajtur me 30 korrik, 2024.

Të ngajshme

Putin: Bisedimet duhet të garantojnë sigurinë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rrezarta Ramaj

KEK-u njofton për ndaljen e njësisë B2 sonte pas mesnate

Rrezarta Ramaj

Tensionet në seancën e djeshme, përjashtohen për 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së

Rrezarta Ramaj