Telenews

KURTI TAKON MYFTIUN TËRNAVA, URON AGJËRIM TË LEHTË PËR BESIMTARËT

Kryeministri, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
“Kryeministri Kurti e uroi Myftiun për muajin e Ramazanit, muaj i bashkësisë dhe i solidaritetit me ata që janë në pozitë ekonomike më të vështirë. Ai i uroi përzemërsisht Myftiut dhe të gjithë besimtarëve myslimanë përmbushje shpirtërore dhe agjërim sa më të lehtë përgjatë ditëve të mbetura të këtij muaji”, thuhet në komunikatën e qeverisë.
Kurti e ka falënderuar Bashkësinë Islame për respektimin e masave mbrojtëse në parandalimin e përhapjes së Covid-19.
“Duke e falënderuar Myftiun Tërnava për kontributin që ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës, kanë dhënë për respektimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Kryeministri Kurti theksoi se ky Ramazan na gjen në një gjendje shumë më të mirë të shëndetit publik”.

Të ngajshme

Olta Gixhari zgjedh të largohet nga BBVIP, Luizi mundohet t’i ndryshojë mendjen: Rri moj burrneshë, nuk ke pse ikën

Donat Hashani

Kurti takoi përfaqësuesit e shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës

Donat Hashani

Rrezikohet furnizimi me energji elektrike, Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut në grevë nga kjo datë

Donat Hashani