Telenews

Mjeku 63-vjeçar që dyshohet se e sulmoi seksualisht pacienten në QMF 1 në Vushtrri

Sot u raportua për arrestimin e një mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare 1 në Vushtrri, i cili ka përfunduar në ndalim policor për veprën penale “Sulm seksual”. Viktima që e denoncoi rastin është një paciente, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, të dielën në mbrëmje.

Policia Rajonale në Mitrovicë sot njoftoi se është arrestuar një person nën dyshimin për sulm seksual, i cili ka përfunduar në ndalim policor, por pa dhënë detaje të tjera.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për A.V., 63-vjeçar, mjek i QMF-së 1 në Vushtrri.

Kjo e fundit, bazuar në informacionet e para, e ka denoncuar mjekun për sulm seksual, rast ky që dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e 4 gushtit.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se sipas viktimës, teksa mjeku ka qenë duke e kontrolluar, ia ka larguar bluzën që e kishte pasur të veshur për ta vazhduar më tutje kontrollin dhe aty dyshohet se i ndodhi e papritura.

Pacientja 28-vjeçare po pretendon se mjeku ka filluar me prekje në gjoks, derisa ajo detyrua që ta ndalë dhe të largohej.

Denoncimi i saj i ka vënë në lëvizje Policinë dhe Prokurorinë, me ç’rast gjatë ditës së djeshme janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Pasi është siguruar prezenca e mjekut të dyshuar, i njëjti është intervistuar dhe ka dhënë versionin e tij të rastit.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shteti ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Të ngajshme

Putin: Bisedimet duhet të garantojnë sigurinë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rrezarta Ramaj

KEK-u njofton për ndaljen e njësisë B2 sonte pas mesnate

Rrezarta Ramaj

Tensionet në seancën e djeshme, përjashtohen për 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së

Rrezarta Ramaj