Telenews

Peci i shkon në zyrë kryetarit të Leposaviqit dhe i premton përkrahje: “There’s is a new sherif in town”

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se të dielën bashkë me zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, ka vizituar kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi

Peci tha se takimi u zhvillua në zyrën e Hetimit, teksa ia ka uruar atij detyrën e re, transmeton Paparaci.

“Ia uruam detyrën e re dhe i ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

“Si Ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionshe për bujqësinë të Ministrisë që unë udhëheq për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare. There’s is a new sherif in town!”, përfundoi Peci.

Të ngajshme

Putin: Bisedimet duhet të garantojnë sigurinë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rrezarta Ramaj

KEK-u njofton për ndaljen e njësisë B2 sonte pas mesnate

Rrezarta Ramaj

Tensionet në seancën e djeshme, përjashtohen për 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së

Rrezarta Ramaj