Dy punëtorë të KEDS-it janë sulmuar në Skenderaj. derisa ishin duke kryer detyrën e tyre zyrtare.
Këtë e ka bërë të ditur KEDS-i përmes një njoftimi për media.
Sipas KEDS-it, njëri prej punëtorëve është sulmuar nga një konsumator, ku i njëjti ka pësuar lëndime trupore.
“KEDS ka pranuar me shqetësim informatën se sot gjatë ditës, në Skenderaj, derisa ishin duke e kryer detyrën e tyre zyrtare, dy punëtorë fillimisht janë kërcënuar dhe më pas njëri prej tyre edhe është sulmuar nga një konsumator, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore, ku pas marrjes së tretmanit mjekësor, është liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftim.
Ata thonë se, sulmet që po u bëhen punëtorëve të KEDS-it, përpos që pengojnë realizimin e detyrave zyrtare, njëkohësisht rrezikojnë funksionimin e një prej hallkave kyçe të sistemit-elekroenergjetik në vend.
Nga KEDS-i kanë ftuar organet e drejtësisë ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë rast, në mënyrë që kryerësit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
“Njëherazi, KEDS i bën thirrje konsumatorëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos pengojnë procesin e punës”, thuhet më tej në njoftim.
https://www.facebook.com/kedsenergy/posts/2052219181616044