Telenews

Tim Cook flet hapur për të ardhmen e Apple

tim-cook-flet-hapur-per-te-ardhmen-e-apple

Pas një tremujori të suksesshëm me të ardhura prej 102.5 miliardë dollarësh, CEO i Apple, Tim Cook, foli me CNBC për performancën e kompanisë dhe planet për të ardhmen.

Cook theksoi se pavarësisht kërkesës së fortë, Apple po përballet me kufizime në furnizim për disa modele të iPhone 17 dhe serinë 16 të vitit të kaluar.

Megjithatë, kompania pritet të vazhdojë me rezultate të forta gjatë periudhës së festave, me një rritje të parashikuar të të ardhurave për tremujorin e dhjetorit prej 10%-12%.

Një tjetër lajm i rëndësishëm është publikimi i versionit të përmirësuar të Siri-t të Apple, i cili do të përfshijë inteligjencë artificiale të avancuar.

Viewers think Tim Cook gave away his real opinion of Apple's Siri in 'the  big interview'

Siri, që ishte planifikuar për fillim të vitit 2025, është shtyrë dhe pritet të publikohet në mars të vitit 2026.

Apple po punon gjithashtu për të zgjeruar bashkëpunimet me ofrues të tjerë të AI-së për paketën Apple Intelligence, pas marrëveshjes me OpenAI në vitin 2024.

Cook nuk dha detaje për kompanitë specifike që do të jenë partnerë, por konfirmoi ambicien e Apple për të ndërtuar lidhje të reja strategjike në fushën e inteligjencës artificiale.

Në lidhje me tarifat dhe ndikimin e tyre në biznes, Cook njoftoi se Apple përballoi kosto shtesë prej 1.1 miliardë dollarësh gjatë tremujorit të shtatorit dhe parashikon 1.4 miliardë dollarë kosto tarifash për tremujorin e dhjetorit, duke e bërë këtë një nga sfidat kryesore të kompanisë këtë vit.

Të ngajshme

Apple dhe Google afër një marrëveshjeje prej 1 miliard dollarësh për Siri-n

KushtrimGuraj

WhatsApp së shpejti do të mundësojë komunikim edhe me përdorues të aplikacioneve të tjera

KushtrimGuraj

Kina lëshon “ujqërit robotë” si makineri lufte

Valjeta Turkaj