Golden Eagle Ylli është fare pranë mbrojtjes së titullit të kampionit në ArtMotion Superligën e Kosovës në Basketboll.
Therandasit kanë fituar edhe duelin e dytë të serisë finale ndaj Trepçës në ”Minatori” me rezultatin e përgjithshëm 46-60.
Ishte kjo prej ndeshjeve më të dobëta në histori të klubit mitrovicas, ky Ylli fitoi dy periodat e para (6-22, 12-17), për të shkuar në pushimin mes pjesëve me 19 pikë diferencë (18-39).
Në pjesën e dytë u tentua rikthimi i vendasve me çerekun e tretë që ju takoi 15-11, por që epërsia vetëm se u zbut pak (33-50), Trepça fitoi edhe çerekun e fundit ngushtë (13-10), por që ishte larg rikthimit, sepse ndikoi shumë deficiti pjesa e parë e Ylli me meritë korri fitore.
Tre basketbollistë realizuan pikë dyshifrore tek therandasit sonte, Henrik Shirko me 13, Mikaile Tmusiq me 12 dhe Dajuan Graf që shtoi 11 sosh.
Te Trepça që sonte nuk ndezi asgjë, Andrew Gordon kishte 15 pikë e 9 kërcime, derisa 10 pikë e 6 kërcime shtoi qendra tjetër, Andrew Gordon.
Ylli tash e ka avantazhin prej 2-0 me fitore në serinë finale ndaj Trepçës dhe me fitore eventuale të dielën nga ora 17:00 në ”13 Qershori” shpallet kampion i Kosovës për stinorin 2021/22. /AsistiOnline.com/

