Telenews

Zion Suzuki transferohet te Aston Villa për rreth 35 milionë euro –

Portieri japonez Zion Suzuki do ta vazhdojë karrierën në Premier League, por destinacioni i tij nuk do të jetë Paris Saint-Germain.

Suzuki ishte pranë transferimit te kampionët e Francës, mirëpo marrëveshja dështoi pas disa problemeve të krijuara nga pala e lojtarit, duke bërë që PSG-ja të tërhiqej nga negociatat.

23-vjeçari nuk do të qëndrojë as te Parma, pasi ka arritur marrëveshje me Aston Villën. Klubi anglez pritet të paguajë rreth 35 milionë euro për shërbimet e portierit japonez.

Suzuki iu bashkua Parmës dy vjet më parë dhe gjatë kësaj periudhe ka regjistruar 59 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa në 13 prej tyre ka arritur ta mbajë portën të paprekur.

Pas aventurës në Itali, Suzuki tashmë pritet të bëjë hapin e radhës në karrierë në Premier League, ku do të jetë pjesë e Aston Villës.

Të ngajshme

Dy duele interesante sot në Superligën e Kosovës –

KushtrimGuraj

Zyrtare/ Davide Frattesi më në fund është futbollist i Lazios

Yllka Gashi

Mourinho po mendon ta zhvendosë Alexander-Arnoldin në mesfushë te Real Madridi –

KushtrimGuraj