Aleksandri i Vogël nga Florida gëzoi shumë pasi shfaqi pakënaqësinë e tij kur nëna e tij u nis për në punë dhe nuk e puthi për lamtumirë.

Në videon e regjistruar nga babai i tij Kristos, ai shpjegon pse është aq i ofenduar.

“Ajo nuk ju dha një puthje?” pyeti babai i djalit, i cili tundte krahët dhe tregonte se ishte mjaft i inatosur.

Videoja u shikua më shumë se 33 milionë herë dhe mami Diana Simos më vonë pranoi për mediat se ishte me nxitim për të shkuar në punë, për këtë arsye nuk arriti t’i thotë lamtumirën e duhur familjes.

Përveç djalit, ajo nuk ka puthur as motrën e vogël dhe as bashkëshortin e saj.